Nuk është hera e parë që hidhen hipoteza mbi një iPad të vogel, por këtë here fjalët për sendin e cmuar të ri Apple, po behen me të besueshme.
Disa media të SHBA-ve, pohojnë se Mini iPad do te hidhet në treg në tremujorin e trete të vitit 2012 me një prodhim prej 6 milione kopjesh. Përvec dimensioneve të vogla edhe cmimi do të jetë i tillë, nga 249 – 299 dollare. Nuk jane fjalë në ajër sepse Apple tashmë është gati të habise perdoruesit e tij me marketingun e dispozitivit më të ri, Mini iPad. Estetikisht do të jetë identik me iPad normal, por do të ketë dimensione të reduktuara, ekran 7,85 polesh me një rezolucion 1024×768 pixel. Sipas disa mediave amerikane Mini iPad shume shpejt do te hidhet në treg dhe do te ketë cmimin më të leverdisshem të mundshem.