3.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Gormez: “Objektivi i terroristit ishte i gjithë njerëzimi”

Më të lexuarat

Gormez: “Objektivi i terroristit ishte i gjithë njerëzimi”
Kryetari i Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë Mehmet Görmez ka reaguar për sulmin terrorist në Stamboll përmes një deklarate me shkrim në rrjetet sociale. “Kjo vrasje çnjerëzore është njëlloj sikurse të ishte kryer në një treg apo faltore”, raporton Anadolu Agency (AA).
Görmez këtë deklaratë e ka bërë përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter. Në lidhje me sulmin terrorist në Ortaköy të Stambollit ku humbën jetën 39 persona, në mesin e të cilëve edhe një efektiv i policisë, Görmez ka thënë se dënon sulmin terrorist të organizuar në mesin e njerëzve të pambrojtur.
Duke vënë në dukje se kjo vrasje çnjerëzore është njëlloj sikurse të ishte kryer në një treg apo në një faltore, Görmez në vijim ka thënë se ajo nuk kishte për objektiv klubin apo diçka tjetër, por të gjithë njerëzimin.
“Terrori është i papranueshëm, nga do dhe nga cili do që të vijë. Ajo që e ndan këtë sulm terrorist të kësaj nate nga të tjerët është objektivi për të ndarë shtresat dhe për të futur probleme mes tyre. Është dita që të qëndrojmë të gjithë si popull përballë çdo lloj terrori. Dënoj ashpër këtë masakër të cilën asnjë ndërgjegje muslimani nuk mund ta pranojë. Ngushëlloj familjarët dhe të afërmit e viktimave si dhe uroj shërim të shpejtë të plagosurve. Ngushëllime për të gjithë popullin.”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit