0.9 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Në Australi, skuqet uji i oqeanit

Më të lexuarat

Uji i oqeanit në disa prej plazheve të Sidneyt në Australi u skuq dhe e gjitha kjo për “faj” të një alge.

Banorët vendas dhe turistët e pranishëm në fenomenin e rrallë natyror nxituan të shkrepnin foto e të futeshin, edhe pse fillimisht me ngurim, në ujin e skuqur.

Fotot po bëjnë xhiron në internet, ndërsa specialistët fajësojnë një algë përgjegjëse për lëshimin e pigmenteve ngjyrosës, madje edhe në “Bond Beach”, një ndër më të frekuentuarit në vend.

Supozohet se një numër i madh peshqish ka ngordhur nga helmimi me ‘lëngun’ e kësaj algeje.

Vendasit shpresojnë se deri në fund të vikendit çdo gjë do të vie në vendin e vet, pasi që temperaturat deri në 40 gradë celsius që do të mbajnë në rajonin e Sidneyt do të shpërndajnë këtë algë që skuqi oqeanin./BS/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit