1.3 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Nesër vendimi i Hagës për Ramushin

Më të lexuarat

Aktgjykimi ndaj ish –komandantit të UÇK-së Ramush Haradinaj dhe dy ish –komandantëve të tjerë, Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj, të akuzuar për krime lufte ndaj serbëve, do të shpallet të enjten, më 29 nëntor.

Haradinaj më 3 prill 2008, pas tre vjetësh gjykimi, ishte shpallur i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës, ndërsa më 21 korrik 2010 Haga kishte marrë vendimin që rastin Haradinaj ta rikthejë pjesërisht në gjykim.

Haradinaj në fundin e vitit 2004 ishte zgjedhur kryeministër i Kosovës, por ai dha dorëheqje nga ky post në fillim të marsit 2005 dhe vullnetarisht shkoi në Tribunalin e Hagës.

Shpallja e aktgjykimit pritet të jepet në orën nëntë./koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit