-2.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Kurtulmus: Videoja e DEASH-it me ushtarët turq e fabrikuar

Më të lexuarat

“Lidhur me incizimet, TSK dhe Ministria e Mbrojtjes nuk kanë dhënë informacione të konfirmuara:

ANKARA (AA) – Zëvendëskryeministri i Turqisë, Numan Kurtulmus, ka reaguar për videon e shpërndarë në rrjetet sociale për të cilën pretendohet se është bërë në Siri (ku shfaqen dy ushtarë turq për të cilët thuhet se u është vënë zjarri). Ai ka shtuar se Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) dhe Ministria e Mbrojtjes nuk kanë publikuar të dhëna zyrtare lidhur me besueshmërinë e incizimeve, raporton Anadolu Agency (AA).

“Lidhur me incizimet, TSK dhe Ministria e Mbrojtjes nuk kanë dhënë informacione të konfirmuara. Megjithatë, sikur të kishte ndonjë informacion të konfirmuar ne do ta ndanim me opinionin. Këto janë mekanizmat më të ndyra të organizatave terroriste . Çfarë dëshirojnë të arrijnë me publikimet e këtij lloji? Ata synojnë mbjelljen e frikës në popull dhe të mbyllin atë brenda vetvetes. Dëshirojnë që secili të ketë frikë nga secili. Flas për të gjitha organizatat e tilla, jo vetëm për rastin konkret”, tha Kurtulmus.

MHP përkrah ndryshimet kushtetuese në Turqi

I pyetur të komentojë zhvillimet rreth propozimit për ndryshimet kushtetuese, Kurtulmush tha: “Bisedimet me MHP-në vazhdojnë në mënyrë transparente. MHP do të përkrah projektligjin e ri, debati për të cilin tanimë ka filluar në Parlament.”

Ndryshimet kushtetuese, respektivisht thirrja për një sistem presidencial është në axhendën politike prej kur Recep Tayyip Erdoğan, ish-kryeministër dhe ish-lider i AK Partisë, u zgjodh president i Turqisë në gusht të vitit 2014. Zgjedhja e tij ishte hera e parë ku presidenti u zgjodh me vota të popullit.

Kryeministri Binali Yildirim, tha më herët se ndryshimet e propozuara do të dërgohen për votim në një referendumi popullor, pavarësisht nëse qeveria fiton votat e nevojshme në Parlament, në bazë të të cilave i njëjti nuk do të ishte i nevojshëm.

Për të kaluar ndryshimet kushtetuese në Turqi nevojiten votat e 330 deputetëve. Partia në pushtet (AK Partia) ka 316 deputetë, ndërsa MHP ka 40, që formon numrin e nevojshëm.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit