Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, İbrahim Kalın, është shprehur se si rezultat i punës diplomatike intensive nga Halepi janë evakuuar afërsisht 44 mijë persona”, raporton Anadolu Agency (AA).
İbrahim Kalın, në rezidencën presidenciale ka mbajtur një konferencë për shtyp dhe u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, duke dhënë informacione në lidhje me evakuimin e civilëve dhe të opozitarëve në Halep.
“Si rezultat i punës diplomatike intensive të kryer nga Ministria e Jashtme, inteligjenca kombëtare dhe institucionet e tjera në lidhje me evakuimin e civilëve dhe të opozitarëve kryesisht nga lindja e Halepit, brenda tre javëve të fundit janë evakuuar afërsisht 44 mijë persona dhe janë dërguar në Idlib. Aktualisht vazhdojnë punimet dhe është marrë çdo llaj mase për të përballuar nevojat themelore të këtyre njerëzve në Idlib”, u shpreh Kalın.
Lufta kundër DEASH-it
Duke vënë në dukje se faza e fundit të Operacionit “Mburoja e Eufratit” të ndërmarrë përreth rajonit El Bab është në kuadër të luftës kundër DEASH-it, ai tha se “Është e papranueshme mos dhënia e mbështetjes së nevojshme në operacionet e ndërmarra në linjën Azez-Jarabulus, Dabik dhe El Bab nga qarqet që çdo herë shprehin disa kritika kundër Turqisë në çështjen e luftës kundër DEASH-it.”
“Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) tregojnë ndjeshmëri”
Ndër të tjera pasi ka theksuar se javën e fundit konfliktet dhe operacionet janë intensifikuar në rajonet përreth El Babit, Kalın ka shtuar se “Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) tregojnë një ndjeshmëri të madhe që të mos ketë humbje nga civilët. Në kuadër të operacioneve të ndërmarra javën e kaluar janë eliminuar qindra objektiva të DEASH-it dhe janë neutralizuar 226 terroristë të DEASH-it. Këto operacione vazhdojnë dhe gjithashtu edhe pas kësaj do të vazhdojnë me vendosmëri. Kjo është e domosdoshme edhe përsa i përket sigurisë tonë kombëtare, por gjithashtu përfaqëson edhe një prej fazave më të rëndësishme në luftën kundër DEASH-it.”
Në lidhje me pretendimin se organizata terroriste DEASH kamikazët në Rakka i ka dërgua në El Bab, Kalın tha se “Në lidhje me lëvizshmëritë e ndryshme në terren të kësaj organizate terroriste kryejnë punimet dhe marrin masat njësitë tona të inteligjencës, dhe të Shtabit të Përgjithshëm. Çfarëdo lloj veprimi që ato të kryejnë, vendosmëria e Turqisë në këtë çështje do të vazhdojë dhe ky operacion do të plotësohet.”
Ndërsa në lidhje me vrasjen si rezultat i një sulmi të armatosur të ambasadorit rus në Ankara, Karlov, zëdhënësi i Presidencës së Turqisë është shprehur “Të gjitha informacionet tregojnë shumë qartë lidhjen me FETÖ-n. FETÖ dhe forcat që ndodhen pas saj me atë sulm terrorist, atentat nuk e arritën atë që synonin. Pra i shpërtheu në duar kjo përpjekje e ulët që kryen për të prishur, për të ndërprerë afrimin e Turqisë dhe Rusisë si dhe për të krijuar një krizë të re.”