Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane në zonën e Leçes, pasi është kapur me një sasi të madhe droge.
Sipas mediave italiane në pranga ka rënë shqiptari i identifikuar si Spartak Meli, 28 vjeç, ndërsa 714 kilogram kanabis u gjet e fshehur në një pus nafte pranë zonës Surbiton.
Sipas policisë italiane, shqiptari i arrestuar është përgjegjësi kryesor për posedimin dhe trafikimin e lëndës narkotike brenda dhe jashtë Leçes.
Arrestimi i shqiptarit është pjesë e një hetimi që ka nisur më herët në provincën e Brindisit ku janë kryer dhe arrestime të tjera.
Policia italiane vijon hetimet për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në trafikun e narkotikëve.