1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Aroma dhe truri (efekti në joshjen e konsumatorëve)

Më të lexuarat

Aroma mund të rikthejë kujtimet. Era e një parfumi të caktuar mund të rikrijojë vizionet e një dashurie të parë dhe mund të nxisë ngushëllim, siç mund të dëshmojë çdo praktikues i therapisë me aromë (aromatherapy).

Aroma mund t’a nxisë njeriun për të blerë diçka – dhe kjo është arsyeja pse shitësit e zgjuar të pronave të patundshme shpesh pjekin biskota në shtëpitë që ata përpiqen të shesin – aroma e biskotave u rikujton blerësve atmosferën e ngrohtë e të ëmbël mikëpritëse që kanë provuar periudha të caktuara të jetës së tyre.

Ekspertët e marketingut në Universitetin e Shtetit (WSU) dhe të Universitetit Saint Gallen në Zvicër, kryen kërkime për të gjetur se cilat aroma janë më të efektshme në joshjen e konsumatorëve për të blerë. Rezultatet e botuara në revistën e shitjeve me pakicë (the Journal of Retailing) tregojnë se aromat e thjeshta janë më të efektshme.

Shkencëtarët ekspozuan qindra blerës zviceranë para një parfumi të thjeshtë me aromë portokalli dhe një tjetër parfum më të përzier me aroma portokalli, borziloku dhe çaji jeshil. Një vështrim në faturat e blerjes, zbuloi një rritje në shitjeve kur aroma e portokallit ishte në ajër.

Një parfum i thjeshtë është gjithashtu një përfitim për të mësuar. Shkencëtarët u ofruan studentëve në kushte të ndryshme parfum, ndërsa punonin për zgjidhjen e ushtrimeve a problemeve në klasë. Studentët zgjidhën shumë probleme në më pak kohë kur parfumi i thjeshtë ishte në ajër, dhe arritën të zgjidhnin më pak probleme gjatë së njëjtës kohë kur një parfum me aroma të përziera ishte në ajër ose kur në ajër nuk kishte ndonjë lloj parfumi.

Autorët e studimit thonë se një aromë e thjeshtë është më e lehtë për t’u përpunuar nga truri, duke e bërë njeriun të përqëndrohen më mirë në të menduar, në të punuar … apo në bërje pazari.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit