3.4 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Vdes një i ri kosovar në kufi, nga pritjet e gjata

Më të lexuarat

Një person nga Kosova ka vdekur në kufirin mes Hungarisë dhe Serbisë.

Viktima është një 26 vjeçar nga Prishtina, me nënshtetësi gjermane, i cili ishte duke pritur që nga Hungaria të hyjë në kufirin e shtetit serb në të cilin janë krijuar kolona të gjata të mërgimtarëve kosovarë, kështu thonë burime të “Indeksonline”.

Personi me inicialit E.B, ka rrëfyer për redaksinë momentin e vdekjes së të riut në orët e hershme të ditës së sotme.

“Unë isha pas veturës së personit i cili ndërroj jetë në moment të pa pritur, aty ku ishim të gjithë duke pritur të hyjmë në kufirin serb. Në veturën me tabela gjermane e cila i takonte personit të ndjerë, ka dalë bashkudhëtari i tij i cili menjëherë ka sinjalizuar në panik se personi i cili ngiste veturën është në gjendje të rënë shëndetësore, duke kërkuar ndihmë. Pasi kërkuan ndihmë tek autoritetet serbe që ishin aty pranë, ndihma e shpejtë ka ardhur gjysme ore me vonesë ku tanimë personi kishe ndërruar jetë”, ka rrëfyer E.B, për “Indeksonline”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit