1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Krasniqi: Paraburgimi i Limajt, masakër e drejtësisë

Më të lexuarat

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, duke komentuar vendimin për mbajtjen në paraburgim të ish-komandantit të UÇK-së, Fatmir Limajt, lidhur me rastin Kleçka, ka deklaruar se ky është një vendim i padrejtë dhe i motivuar politikisht.

Ai madje – në një deklaratë për televizionin publik të Kosovës (RTK) – e ka cilësuar këtë vendim si “masakër e drejtësisë” në Kosovë.

Zyrtarë të EULEX-it kanë zgjedhur që për rastin Kleçka dhe vendimet e fundit të mos deklarohen përmes kamerës. Përmes një përgjigje me shkrim për RTK-në, ky mision ka mohuar që vendimet e komponentes së drejtësisë të ndikohen nga politika apo kushdo tjetër.

“Absolutisht jo. Ky ishte një vendim gjyqësor dhe siç kemi theksuar më parë, gjyqtarët dhe prokurorët janë plotësisht të pavarur në veprimet e tyre ndjekëse dhe gjykimet e bazuara në ligj. Ata veprojnë në parimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe gjyqësori nuk është i ndikuar nga ndonjë aktor politik lokal apo ndërkombëtar”, thuhet në përgjigjen e EULEX-it.

Sipas tyre, në vendimin e fundit kanë ndikuar rrethanat e reja pas rikthimit të rastit Kleçka në rigjykim. Tani që dëshmitë e dëshmitarit X janë marrë si të pranueshme, gjykata konsideron rrezikun e ndikimit të të pandehurve në prova si dhe rrezikun që ata të largohen.

Vendimin e drejtësisë, avokatët mbrojtës e kanë cilësuar si një vendim që rrezikon pavarësinë e gjyqësorit dhe vetë sigurinë e qytetarëve. Shkalla e parë kishte vendosur pafajësinë e të gjithë të pandehurve në rastin Kleçka në marsin e këtij viti. Pas kthimit të rastit në rigjykim, procesi gjyqësor për këtë rast penal pritet të fillojë vitin e ardhshëm.

Kundër paraburgimit të Limajt dhe tre të tjerëve kanë reaguar edhe shoqatat e veteranëve të luftës së UÇK-së. /Tg/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit