-1.4 C
Pristina
Thursday, January 16, 2025

Në KS të OKB-së projektrezolutë për vendbanimet e paligjshme të Izraelit

Më të lexuarat

Projektrezoluta e cila kërkon që Izraeli të ndalojë aktivitetet për vendbanimet e paligjshme në territorin palestinez do të votohet ditën e sotme në KS-OKB në orën 15:00, sipas kohës lokale

OKB (AA) – Me këtë projektrezolutë kërkohet ndalimi i “menjëhershëm dhe plotësisht” i aktiviteteve të vendbanimeve të paligjshme të Izraelit në territorin nën pushtim të Palestinës duke përfshirë edhe Jerusalemin Lindor, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga burimet diplomatike, mësohet se projektrezoluta e cila kërkon që Izraeli të ndalojë aktivitetet për vendbanimet e paligjshme në territorin palestinez do të votohet ditën e sotme në KS-OKB në orën 15:00, sipas kohës lokale.

Në tekstin e hartuar që do të votohet në Këshill theksohet se “njësitë e vendbanimeve izraelite nuk kanë asnjë vlefshmëri ligjore, janë në shkelje me ligjin ndërkombëtar, përbëjnë një pengesë të madhe për arritjen e një zgjidhjeje me dy shtete dhe për një paqe të drejtë, të përhershme dhe gjithëpërfshirëse.”

Pritet me kuriozitet se çfarë hapi do të hedhë presidenti amerikan Barack Obama i cili ndodhet pranë fundit të detyrës dhe i cili deri tani në KS-OKB ka qëndruar përballë kritikave kundrejt Izraelit, por edhe ka kritikuar njësitë e vendbanimeve të paligjshme.

SHBA-ja në vitin 2011 në KS-OKB vendosi veton ndaj projektrezolutës e cila dënonte njësitë e vendbanimeve të paligjshme të Izraelit.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit