Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Partisë Demokratike për ligjin mbi kontrollin e figurës së prokurorëve e gjyqtarëve. Ky ligj ishte pezulluar disa javë më parë nga Gjykata Kushtetuese, në pritje të opinionit të Komisionit të Venecias.
Me rrëzimin e kërkesës së PD-së, ligji për “veting”-un duhet të hyjë në fuqi dhe t’i hapë rrugën zbatimit të paketës kushtetuese e ligjore për reformën në drejtësi. Çfarë është “veting”-u Veting është procesi që shërben për përjashtimin e zyrtarëve publik, të cilët nuk kanë integritet në përmbushjen e detyrës dhe në këtë mënyrë, rikthehet besimi i publikut në punën e institucioneve shtetërore.