-0.8 C
Pristina
Monday, January 13, 2025

Skifterat “sjellin” Aleppon në Gjilan

Më të lexuarat

Tifozët e klubit të futbollit Gjilani, “Skifterat”, kanë realizuar një aksion si shenjë solidarizimi me viktimat në Aleppos.

Ata sot në Gjilan kanë improvizuar krismat dhe tymin e Aleppos me mjete piroteknike.

Ky është postimi i tifozëve në Facebook:

Pas një sezoni plot paraqitje, toure dhe perfomanca të shkëlqyera, tentuam ta mbyllim vitin duke u solidarizuar me viktimat e tmerrit që po shohim çdo ditë në Aleppo.

Si një objekt që përfaqson qytetin dëshiruam të shfaqim mesazhin #saveAleppo në gjysëm SahatKullën e qytetit,mirëpo në momentet e fundit nuk u lejua të zhvillohej iniciativa jonë nga organet e rendit me pretekstin banal se duhet të kërkojmë leje në drejtorinë e shërbimeve publike për të bërë një fotografi. Për të mos humbur efektin e qëllimit tonë nuk ngjallëm reagime të padëshirueshme dhe kësisoj atë që deshëm ta bëjmë ditën, u detyruam simbolikisht ta bëjmë natën , duke improvizuar krismat dhe tymin e Aleppos në mesin e qytetit.Ne konsiderojm se bota dhe njerëzit meritojnë paqen, kudo qofshin ata , prandaj bashkndjejmë me çdo vepër që merr jetë të pafajshme njerëzish,sepse dikur vetë jeta jonë cënohej në të njëjtën mënyrë.

#saveALEPPO

https://www.facebook.com/Skifterat/videos/1166873936693137/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit