Protestuesit në Egjipt u kanë vënë zjarrin zyrave të Vëllazërisë Myslimane në tre qytete të vendit – Suez, Ismailia and Port Said.
Ata janë duke protestuar kundër ndryshimeve kushtetuese që ka bërë presidenti Muhammad Morsi.
Morsi, i cili vjen nga Vëllazëria Myslimane, ka nxjerrë të enjten një dekret të ri, duke i dhënë më shumë pushtet vetes.
Sipas dekretit, “vendimet dhe ligjet e nxjerra nga presidenti, janë përfundimtare dhe nuk mund t’iu nënshtrohen ankesave”.
Forca të shtuara të sigurisë dhe ushtarake janë vendosur pranë institucioneve shtetërore në Kajro të Egjiptit.
Opozita ka planifikuar për sot protestë masive kundër ndryshimeve kushtetuese që ka bërë presidenti Muhammad Morsi.
Aktivistët që mbështesin reformat, kanë akuzuar Morsin për “zgjerim të pushtetit diktatorial, duke sulmuar idealet e revoltës së vitit të kaluar”.
Lideri i opozitës, Muhamed ElBaradei, ka thënë se Morsi po vepron si një “faraon i ri”.
Por gjithashtu u mbajten protesta edhe në mbështetje të Morsit, mu prane Gjykatës së Lartë, duke i bërë thirrje asaj që të pastrohet nga zyrtarët e ish-regjimit të presidentit të përmbysur, Hosni Mubarak.