HALEPI… TURPI YNË
Civilë të pafajshëm po shfarosen. Ne vazhdojmë të kundrojmë masakrat njëra pas tjetrës, ndërsa zërat tanë duket se po bëhen gjithnjë e më të zbehtë. Komunitetit ndërkombëtar i bëhet vonë çdo ditë gjithnjë e më pak.Numrat nuk duhet të na shtangin. Ata janë vëllezërit dhe motrat tona në humanitet. Nuk duhet të largohemi nga përgjegjësia jonë për vrasjen e njerëzve në Siri. Sa herë kemi thënë gjatë histories “kurrë më”, e megjithatë prapë ndodhin? Si do t’ua shpegojmë fëmijëve dhe nipërve tanë? Edhe njëherë, turp për ne!