-1.4 C
Pristina
Sunday, January 12, 2025

Ministrja suedeze: Halepi është shndërruar në ferr

Më të lexuarat

“Nuk kam fjalë për të përshkruar atë që po ndodh. Kjo është e frikshme, kjo zonë u shndërrua në ferr. Ne jemi dëshmitarë të një tragjedie”, tha Kuhnke

Ministrja suedeze për Kulturë dhe Demokraci, Alice Bah Kuhnke tha se nuk ka fjalë për të përshkruar sulmet në Halep dhe se duhet sa më parë tu jepet fund bombardimeve të fëmijëve, por edhe të fëmijëve të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur për AA-në, Kuhnke nuk mundi të përmbajë emocionet për vuajtjet e civilëve në Halep. “Nuk kam fjalë për të përshkruar atë që po ndodh. Kjo është e frikshme, kjo zonë u shndërrua në ferr. Ne jemi dëshmitarë të një tragjedie”, tha Kuhnke.

Sipas saj, qeveria suedeze ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për të ndihmuar popullsinë e Halepit.

Ajo thekson se vazhdojnë përpjekjet për të hyrë në Halep në mënyrë që të shpërndajnë ndihmat.

“Bashkimi Evropian dhe Kombet e Bashkuara monitorojnë se çfarë po ndodh në Halep. Unë shpresoj se do të krijohet një armëpushim i përhershëm”, shtoi më tej Kuhnke.

Ajo foli edhe për sulmin racist mbi faltoren muslimane në Stokholm muajin e kaluar. “Sulme të tilla të nxitura nga urrejtja na kanë tronditur thellë”, tha ministrja Kuhnke e cila shtoi se ministrat e tjerë apo zyrtarë të tjerë të qeverisë në Suedi i kushtojnë vëmendje të madhe kësaj çështjeje.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit