Presidenti rus Vladimir Putin është në krye të listës së njerëzve më të fuqishëm në revistën botërore ‘Forbes’.
“Shifra më e fuqishme në botë për katër vjet rresht, presidenti rus ka zgjeruar ndikimin e tij në pothuajse çdo cep të planetit. Nga toka amtare përmes Sirisë, në zgjedhjet presidenciale të SHBA-ve, Putin vazhdon të marrë çdo gjë që ai dëshiron”, thuhet në revistën ‘Forbes’, shkruan Indeksonline.
Në vendin e dytë është presidenti i sapo zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump dhe e treta kancelaria gjermane, Angela Merkel./Indeksonline/