-2 C
Pristina
Monday, January 13, 2025

“Rusia në Halep po lufton kundër opozitarëve”

Më të lexuarat

Departamenti Amerikan i Shtetit, ka njoftuar se Rusia në lindje të Halepit nuk po lufton kundër organizatës terroriste Al Nusra, por po lufton kundër opozitarëve sirianë, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Mark Toner, në një konferencë të përditshme për shtyp ka folur rreth konflikteve të përjetuara mes grupeve të armatosura opozitare në Halep dhe forcave të regjimit me mbështetje nga Rusia.

Pyetjes “A do të humbë Al Nusra në rast se merret lindja e Halepit nga regjimi?” Toner i është përgjigjur se “Ne nuk kemi vërejtur se Rusia ka luftuar kundër Al Nusra-s.”

“Ne mbështesim plotësisht humbjen e Al Nusra-s dhe në këtë çështje jemi dakorduar. Rusia dhe SHBA-ja janë në të njëjtin mendim se Al Nusra është një organizatë terroriste dhe duhet të humbasë ashtu si DEASH-i”, është shprehur Toner.

Ai ka shtuar më tej se “Nuk kemi vërejtur se Rusia ka treguar ndonjë përpjekje kundër Al Nusra-s. Ata luftojnë kundër opozitarëve duke mbështetur regjimin në Halep. Ne mendojmë se kështu është në Halep. Me Rusinë ne kemi patur një marrëveshje në lidhje me çështjen e luftës kundër Al Nusra-s.”

Ai ka tërhequr vëmendjen se lufta e brendshme në Siri do të vazhdojë edhe sikur të merret Halepi nga regjimi dhe ka shtuar se duhet të kërkohet zgjidhje politike në mënyrë që lufta të përfundojë në Siri.

Ndër të tjera duke theksuar se nuk mendojnë që opozitarët sirianë nuk do të dorëzohen në rastin e marrjes së Halepit nga regjimi Toner ka vlerësuar se “Ashtu siç kemi patur frikë dhe siç e kemi theksuar edhe më parë kjo situatë do të shkaktojë vetëm përshkallëzimin e mëtejshëm të konflikteve dhe përhapjen e ngjarjeve të dhunshme edhe në rajonet e tjera të vendit.”/AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit