-3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Bosnje: Arrestohen 8 serbë për vrasjen e 120 burrave boshnjakë dhe kroatë në vitin 1992

Më të lexuarat

Policia në Bosnje i ka arrestuar sot tetë serbë të Bosnjës, të cilët dyshohen për vrasjen e rreth 120 burrave dhe djemve boshnjakë dhe kroatë në veriperëndim të Bosnjës, në fillim të luftës në vitin 1992.
Operacioni për arrestimin e tyre është kryer nën urdhrat e prokurorit shtetëror për krime lufte.

Të arrestuarit dyshohen për krime kundër njerëzimit, sipas zyrës së prokurorit shtetëror të Bosnjës.

“Ky grup njerëzish besohet se i kanë ndaluar ilegalisht 120 burra në fshatin Miska Glava, dhe më pas i kanë dërguar në një qendër kulturore dhe stadium afër fshatit, ku i kanë torturuar dhe abuzuar për tri ditë,” sipas zyrës së prokurorit, raporton Reuters.

“Vetëm pak viktima i kanë shpëtuar ekzekutimit,” ka shtuar ajo.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit