-0.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Nganjëherë shpërblehemi për shkak të krijesave tjera!

Më të lexuarat

Nganjëherë shpërblehemi për shkak të krijesave tjera!

Sulejmani (alejhi selam) kishte dal një ditë me Beni Israilët për të falur namazin e shiut, gjatë rrugës kaluan pranë një lugine, ku Sulejmani pa një milingonë e cila kishte ngritur këmbët dhe e luste Allahun duke thënë: ” O Zot! Ne jemi krijesat e Tua mos na shkatërro për shkak të gjynaheve të njerëzve, furnizona me shi ngase nuk ka kush tjetër pos Teje që na furnizon me të.”!
Atëherë Sulejmani u tha masës:”Kthehuni ngase Allahu do ta sjellë shiun për shkak të duasë së tjetërkujt.”

Them: O Allah mos na ndaj nga duatë e krijesave tjera!

Ibn Ebi Shejbeh në Musanaf.
Nga gj.arabe: Fadil Musliu

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit