-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

I riu qëllon me grushte e shqelma të ëmën, nuk gjeti shishen e rakisë në shtëpi

Më të lexuarat

Rastet e dhunës në familje po raportohen thuajse çdo ditë nga qytete të ndryshme dhe pavarësisht apeleve sensibilizuese, duket se thirrjet po bien në vesh të shurdhët. Këtë herë një rast dhune paradoksal është shënuar ditën e djeshme në qytetin e Shkupit.

Mediat vendase raportojnë se një 31-vjeçar me inicialet P.M nga Bardovca, ka rrahur nënën e tij V.M.

Rasti bëhet edhe më tragjik, kur mësohet shkaku i dhunës. Gjithçka ka ndodhur, pasi kur 31-vjeçari është kthyer në shtëpi nuk ka gjetur shishen e rakisë.

Policia e Maqedonisë informon se, pasi ka ardhur nga puna, i riu me inicialet P.M ka sulmuar fizikisht nënën e tij, duke e goditur atë me grushte dhe shuplaka në fytyrë, në krahë, në shpinë, për shkak të revoltës se ajo nuk i kishte blerë 1 litër raki.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit