-0.5 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Izraeli shtyn votimin e projektligjit që ndalon thirrjen e ezanit

Më të lexuarat

Parlamenti izraelit, Knesset shtyu votimin që planifikohej të zhvillohej sot në lidhje me projektligjin që parashikon ndalimin e thirrjes së ezanit me altoparlant në Izrael.

Deputeti me origjinë arabe në Knesset, Mesud Ganayim bëri të ditur se votimi që më parë ishte deklaruar se do të bëhej sot, u shty për ditën e hënë.

Ai tha se deputetët arabë nuk e kanë ndryshuar pozicionin e tyre kundër projektligjit ndërkohë që nuk dha informacion në lidhje me arsyen e shtyrjes së votimit.

Kurse një deputet tjetër me origjinë arabe, Cemal Zahalka tha: “Shkaku pse izraelitët e djathtë janë kundër ezanit nuk ka të bëjë aspak me nivelin e zërit por ata janë kundër përmbajtjes së ezanit. Sepse ezani është identiteti i këtij vendi. Ata ndjejnë shqetësim nga përmbajtja e ezanit. Këshilla ime për këta persona është që të largohen aq shumë sa të mos e dëgjojnë ezanin”.

Zahalka tha se në rast të ligjërimit të projektligjit myslimanët në vend nuk do ta zbatojnë atë dhe ligjërimi i projektligjit do të nënkuptojë shkelje të të drejtave të njeriut dhe lirive fetare.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit