Stadiumi Anoeta vazhdon të mbetet ankth për Barcelonën. Real Sociedadi nuk po di për humbje nga Barça në shtëpi të vet që nga viti 2007. Barcelona nuk doli me tri pikë të plota nga ky stadium as në sezonin e ri.
Dy ekipet barazuan 1 me 1 në kuadër të xhiros së 13-të në La Liga.
Willian Jose shënoi golin e parë për vendasit në minutën e 53-të, ndërsa rezultati u barazua nga Lionel Messi gjashtë minuta më vonë.
Barcelona kthehet në pozitën e dytë, por mbetet gjashtë pikë prapa Real Madridit, që prinë në tabelë.