-4.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

“Mburoja e Eufratit”, forcat turke shkatërrojnë disa bastione të DEASH-it

Më të lexuarat

Ofensiva “Mburoja e Eufratit” filloi më 24 gusht në veri të Sirisë për të neutralizuar kërcënimin terrorist

ANKARA (AA) – Gjatë 24 orëve të fundit forcat ajrore turke kanë qëlluar dhe shkatërruar katër bastione të terroristëve të DEASH-it në veri të Sirisë, ndërsa terroristët gjatë sulmeve ndaj forcave të opozitës siriane kanë përdorur edhe raketa të ndaluara me helm kimik, raporton Anadolu Agency (AA).

Ofensiva “Mburoja e Eufratit” filloi më 24 gusht në veri të Sirisë për të neutralizuar kërcënimin terrorist me theks mbi DEASH-in dhe forcimin e sigurisë në vijën kufitare siriano-turke.

Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit, konkretisht në ditën e 96-të të ofensivës kanë vazhduar goditjet ndaj bastioneve terroriste.

Forcat Ajrore të Turqisë kanë shkatërruar katër bastione të terroristëve të DEASH-it në rajonin Anifah, ndërsa në mesin e objektivave të shkatërruara ka qenë një depo armësh.

Gjatë përleshjeve me terroristët përgjatë vijës veriore kufitare të Sirisë gjatë 24 orëve të fundit ka humbur jetën një, ndërsa janë lënduar 14 pjesëtarë të Ushtrisë së Lirë Siriane.

Terroristët e DEASH-it kanë kryer sulm me raketa në pozitat e opozitës siriane në vendin Haliliye, ndërsa si pasojë e helmimit me gaz 22 pjesëtarë të opozitës siriane pësuan lëndime.

Ofensivën e zbatojnë forcat opozitare siriane, ndërsa në pajtim me të drejtën ndërkombëtare për vetëmbrojtje i mbështesin edhe forcat turke, si dhe koalicioni ndërkombëtar për luftë kundër DEASH-it. Nga fillimi i ofensivës deri më sot nga terroristët e DEASH-it është çliruar një hapësirë së paku 1.800 kilometra katrorë, me 215 vendbanime në vijën kufitare veriore të Sirisë.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit