3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

A ka gjasa Serbia ta kontrollojë qiellin e Kosovës (VIDEO)

Më të lexuarat

Tri ditë pas këtij takimi në selinë e NATO-së, në Serbi lindi një shpresë.

Në zyrtar i lartë i kontrollit ajror pohoi se Aleksandar Vuçiq dhe Jens Stoltenberg e hapën mundësinë që Serbia të kontrollojë hapësirën e ulët ajrore të Kosovës, njofton Klan Kosova.

Por, gjithë këtë zhurmë të Beogradit, në Prishtinë e konsiderojnë si të kotë.

Drejtori gjeneral i Autoritetit të Aviacionit Civili të Kosovës, Dritan Gjonbalaj, thotë se gjasat për të ndodhur diçka e tillë janë baras me zero.

E njëjta vlen edhe për hapësirën e lartë, e cila deri me 2019, do të menaxhohet nga Hungaria.

Pas vitit 2019, Gjonbalaj thotë se, Kosova po përgatitet që ta marr vetë nën menaxhim hapësirën ajrore.

Por, edhe nëse kjo nuk ndodh për shkaqe teknike e gjeopolitike, rreziku që menaxhimin e saj ta bëjë Serbia nuk ekziston.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit