-3.1 C
Pristina
Thursday, January 16, 2025

60 421 të huaj marrin leje pune në Turqi

Më të lexuarat

Ministria e Punës dhe Sigurimeve Shoqërore këtë vit ka pajisur me leje pune 60 mijë e 421 shtetas të huaj që kanë aplikuar nga të katër anët e botës.

Ministria e Punës dhe Sigurimeve Shoqërore këtë vit ka pajisur me leje pune 60 mijë e 421 shtetas të huaj.

Në krye të listës qëndrojnë sirianët, me 10 mijë e 227 vetë.

Sipas raportimeve që vlerësojnë të dhënat e kësaj ministrie për periudhën janar-tetor 2016, për të marrë leje pune në Turqi ka pasur aplikime nga të katër anët e botës.

Pas vlerësimit të aplikimeve në 10 muajt e parë të vitit ministria ka pajisur me leje pune gjithsej 60 mijë e 421 shtetas të huaj, nga të cilët 30 mijë e 667 janë meshkuj dhe 29 mijë e 754 janë femra.

1 mijë e 993 kërkesa janë refuzuar me arsyetime të ndryshme, kurse 7 mijë e 731 mijë nuk janë marrë në shqyrtim dhe 220 aplikime janë në proces.

Me leje të Ministrisë kanë filluar të punojnë në Turqi 10 mijë e 227 shtetas sirianë, 6 mijë e 268 gjeorgjianë, 4 mijë e 989 ukrainas, 3 mijë e 396 kinezë, 2 mijë e 805 turkmenë, 2 mijë e 720 kirgizë, 1 mijë e 965 uzbek dhe 1 mijë e 702 shtetas të Federatës Ruse.

Ministria e Punës dhe Sigurimeve Shoqërore në vitin 2011 ka lëshuar 17 mijë e 467 leje pune, në vitin 2012 ka dhënë 32 mijë e 277 leje pune, në vitin 2013 ka miratuar 45 mijë e 834 aplikime dhe në vitin 2014 ka dhënë leje pune për 52 mijë e 304 shtetas të huaj.

Kurse vitin e kaluar Ministria ka miratuar aplikimet për punë në Turqi të 64 mijë e 833 shtetasve të huaj.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit