3.8 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

LËVIZJA SERBE KËRCËNON KOSOVO 2.0

Më të lexuarat

Në konferencën Share – organizator i së cilës është EXIT Festival, nga Novi Sadi – do të promovohet projekti që prezanton shtetin e Kosovës. Menjëherë pas publikimit të lajmit, Lëvizja djathtiste serbe SNP NASI (Tanët) ka apeluar që urgjentisht të ndalohet promovimi i projektit ‘Kosovo 2.0’.

Konferenca është paraparë që të fillojë më 28 prill, në Pallatin e Rinisë në Beograd, dhe në kuadër të saj të promovohet projekti ‘Kosovo 2.0’.

“Lëvizja Popullore Serbe – NASI, kërkon nga Qeveria e Republikës së Serbisë dhe nga MPB e Serbisë që urgjentisht të parandalojnë mbajtjen e provokimit të projektit ‘Kosovo 2.0’, gjatë konferencës Share (Share Conference), të cilën e organizon Festivali EXIT, mbajtja e së cilës është paralajmëruar për datën 28 prill 2012, në Beograd, në Shtëpinë e Rinisë”, thuhet në e-malin që Nasi ua ka dërguar mediave në Beograd.

Nga ana tjetër, si pjesë të programit të saj të paraparë për datën 28 prill Share Conference ka paralajmëruar prezantimin e projektit ‘Kosovo 2.0’, si dhe pjesëmarrjen në konferencë të njerëzve që qëndrojnë prapa këtij projekti.

Ndryshe, sipas NASI “projekti ‘Kosovo 2.0’ merret me promovimin e drejtpërdrejtë të narko-shtetit të Kosovës, si një shtet të pavarur që nuk është pjesë përbërëse e Republikës së Serbisë, gjë që paraqet shkelje të drejtpërdrejtë të rendit kushtetues të Republikës së Serbisë”.

Tutje, sipas NASI, përveçqë promovon “kosovarët si popullatën më të re dhe Kosovën si shtet”, pjesë e këtij projekti janë edhe tekstet dhe studimet e pastra politike, të cilat merren drejtpërsëdrejti me raportet mes Serbisë dhe “shtetit të imagjinuar të Kosovës”, duke “sulmuar dhe nënçmuar në këtë kontekst edhe raportet vëllazërore mes Federatës Ruse dhe Republikës së Serbisë”.

Si rrjedhojë, organizata NASI kërkon nga Prokuroria Publike e Serbisë që të ngris padi ndaj të gjithë personave përgjegjës në menaxhmentin e Share Conference dhe të EXIT Festivalit, për shkak se rrezikojnë rendin kushtetues të Serbisë dhe promovojnë shtetin “jolegal të Kosovës brenda territorit të republikës së Serbisë”.

“Kërkojmë nga Ministria e Kulturës dhe e Informimit, nga shoqëritë e informimit të Republikës së Serbisë, si dhe nga Ministria për Rini dhe Sport e Republikës së Serbisë, që në pajtim me parimet morale dhe me obligimin e tyre kushtues dhe ligjor të ndërpresin bashkëpunimin dhe sponsorimin e kësaj konference, si dhe që të distancohen publikisht nga kjo vepër penale dhe anti-kushtetuese, dhe që mjetet e qytetarëve të Republikës së Serbisë me të cilat financohet kjo ngjarje anti-kushtetuese të kthehen nga organizatorët në buxhetin e Republikës së Serbisë sa më shpejtë që të jetë e mundur.

Në të kundërtën, SNP NASI do të ngre padi penale edhe ndaj njerëzve përgjegjës në këto ministri, për shkak të bashkëpjesëmarrjes në rrezikimin e rendit kushtues të Republikës së Serbisë”, kërcënojnë NASI.

Ndryshe, në web-faqen Share Conference thuhet shkurt, se ata veprojnë pa censurë dhe pa frikë. Në web-faqen e ‘Kosova 2.0.’ ndërkaq thuhet vetëm se kjo organizatë kërkon vullnetarë, të gatshëm që t’i bashkohen prezantimit dhe promovimit të shtetit më të ri në Evropë./expres/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit