-3.6 C
Pristina
Saturday, January 18, 2025

Prishet luftanija më moderne e SHBA

Më të lexuarat

Vetëm një javë pas debutimit të saj, luftanija më e përparuar teknologjike e marinës amerikane, “USS Zumwalt”, ka dalë jashtë përdorimit për shkak të problemeve mekanike që ka pësuar ndërkohë që ishte duke kaluar në Kanalim e Panamasë.

“Afati për riparimet është duke u vendosur tani,” tha komandanti i Skuadriljes, Ryan Perry ka në një deklaratë për CNN. Anija mendohet të jetë destrojeri më i avancuar i ndërtuar ndonjëherë.

Ngjarja ndodhi të hënën, ndërkohë që luftanija ishte nisur drejt San Diegos, ku do t’i bashkohej Flotës së tretë amerikane, e cila është përgjegjëse për Oqeanin Paqësor. Perry theksoi se komandanti i Flotës, admirali Nora Tyson, i cili ka drejtuar anijen nuk ka dhënë ende një shpjegim për incidentin e papritur.

Share

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit