3.3 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Islami fyen ministrin Bushati, e quan “rrugaç”

Më të lexuarat

Mbledhja e komisionit të Jashtëm parlamentar është shoqëruar me debate dhe fyerje. Deputeti demokrat, Kastriot Islami e ka quajtur ‘rrugaç’ ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati.

Ministri Bushati ishte në mbledhje për të folur për buxhetin 2017 për institucionin që drejton, kur Islami është shprehur “të ndalohet gjuha rrugaçe e ministrit”. Menjëherë pas Islamit ka reaguar edhe deputeti tjetër demokrat, Aldo Bumçi, i cili e ka quajtur Bushatin ministër mashtrues dhe gënjeshtar, “njeri i skandaleve”.

Islami dhe Bumçi e kanë akuzuar Bushatin se ka futur në krizë edhe marrëdhëniet me Kosovën.
Tensionet u rritën ndjeshëm mes palëve, teksa kryetarja e komisionit, Arta Dade, i ka quajtur të papranueshme gjuhën e përdorur nga dy ish ministrat e jashtëm.

Shkak i fyerjes ka qënë deklarata e Bushatit, i cili tha se nuk mund të flitet që të jepet 30% e buxhetit për dikasterin e tij. Kjo solli dhe reagimin e ashpër të Islamit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit