Presidenti i sa po zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka deklaruar sot se do t’i pajtojë Izraelin dhe Palestinën.
Ai këtë premtim e bëri gjatë një interviste për “New York Times”, transmeton KosovaPress.
Konflikti mes Izraelit dhe Palestinës është një vatër e përhershme e luftimeve në Lindjen e Mesme, kurse premtime për pajtimin e dy popujve me armiqësi shekullore kanë dhënë edhe personalitete tjera të fuqishme të botës, por që nuk ia kanë arritur ta realizojnë këtë.
Ndryshe, Izraeli është aleati strategjik i Shteteve të Bashkuara për Lindjen e Mesme.