WEF ka publikuar tetë supozime rreth asaj se si do të duket bota në vitin 2030, ndërsa në mesin e tyre është edhe paralajmërimi për përfundimin e dominimit të plotë të SHBA-ve
ANKARA (AA) – Forumi Ekonomik Botëror (WEF) ka publikuar tetë supozime rreth asaj se si do të duket bota në vitin 2030, ndërsa në mesin e tyre është edhe paralajmërimi për përfundimin e dominimit të plotë të SHBA-ve në botë, raporton Anadolu Agency (AA).
Ekspertët e WEF-it theksojnë se parashikimi i situatës në botë, në mënyrë të konsiderueshme është vështirësuar pas vendimit të Britanisë së Madhe për t’u larguar nga Bashkimi Evropian (BE) dhe pas fitores së Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në SHBA.
WEF parashikon se njerëzit pas një dekadë e gjysëm do të ndryshojnë shumë zakone, ndër të cilat do të jenë blerja shumë e rrallë e banesave, makinave dhe teknikës së bardhë, e cila do të zëvendësohet me praktikën në rritje të marrjes me qira të këtyre gjërave.
Çmimet e transportit të njerëzve dhe mallrave mendohet të reduktohen dukshëm, dhe automjetet me kontrollin automatik mendohet të lehtësojnë jetën e njerëzve.
Pritet të vazhdojnë investimet në zhvillimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë por edhe arritjen e konsensusit global mbi standardet në luftën kundër ndryshimeve klimatike.
WEF gjithashtu parashikon se deri në vitin 2030 nuk do të jetë dominimi i “një superfuqie” në botë, por se SHBA-të do të ndajnë fronin me vendet progresive, Rusinë, Kinën, Gjermaninë, Indinë dhe Japonië.