-2 C
Pristina
Monday, January 13, 2025

Gjatë tetorit në Turqi janë themeluar mbi 5.300 kompani të reja

Më të lexuarat

Numri i kompanive të themeluara paraqet një rritje prej 3.53 për qind krahasuar me muajin tetor të vitit të kaluar

ANKARA (AA) – Vetëm gjatë muajit tetor, në Turqi janë hapur 5.314 kompani të reja biznesi deklaruan të premten nga Unioni Turk i Dhomave Ekonomike dhe Shkëmbit të Mallrave (TOBB), raporton Anadolu Agency (AA).

Numri i kompanive të themeluara paraqet një rritje prej 3.53 për qind krahasuar me muajin tetor të vitit të kaluar.

Unioni tha gjithashtu se “983 kompani janë mbyllur gjatë këtij muaji që është një rritje prej 52.64 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.”

Raporti i TOBB-së flet se në këtë periudhë janë themeluar 352 kompani me partneritet ose financim nga jashtë, që është më pak se 366 të themeluara vitin e kaluar në të njëjtën periudhë.

Nga kompanitë me partneritet apo financim nga jashtë, 123 prej tyre janë bërë nga shtetas të Sirisë. Nga totali i këtyre kompanive, 22 janë me financim nga Iraku dhe po aq nga Irani.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit