-2 C
Pristina
Wednesday, January 15, 2025

Erdoğan për CBS: Jam zhgënjyer nga politika amerikane

Më të lexuarat

Erdoğan ishte mysafir i programit “60 minuta” në televizionin amerikan CBS ku komentoi rreth situatës në Lindjen e Mesme, procesin e ekstradimit të Gylenit në Turqi

NEW YORK (AA) – Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan tha se ishte “i zhgënjyer” nga politika e SHBA-ve kur është fjala për Sirinë dhe ekstradimin e Fetullah Gylenit, udhëheqësit të organizatës terroriste FETO, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan ishte mysafir i programit “60 minuta” në televizionin amerikan CBS ku komentoi rreth situatës në Lindjen e Mesme, procesin e ekstradimit të Gulenit në Turqi dhe marrëdhëniet midis Ankarasë dhe Washingtonit.

Drejtuesi i programit Steve Kroft filloi programin me pamjet nga Stambolli dhe orkestrën ushtarake turke-Mehter, ndërsa Turqinë e ka paraqitur si aleatin e “pashmangshëm, por edhe të zemëruar” të NATO-s, e cila shtrihet në rajonin i cili në 2000 vitet e fundit është arenë e luftërave të ndryshme.

Në fillimin e emisionit rreth marrëdhënieve bilaterale mes SHBA-ve dhe Turqisë ka komentuar edhe ish-ambasadori amerikan në Ankara Xhejms Xhefri, i cili tha se këto marrëdhënie janë “shumë të rëndësishme dhe të komplikuara”, dhe paralajmëroi se pikërisht këto marrëdhënie duhet të jenë në krye të axhendës të Presidentit të sapozgjedhur amerikan Donald Trump.

Duke theksuar pozicionin e rëndësishëm gjeopolitik të Turqisë, Xhefri tha se SHBA-të nuk duhet të lejojnë që të humbin mundësinë e përdorimit të bazës ushtarake turke Incirlik, sepse, siç tha, pa këto baza ushtarake turke nuk do të jetë e mundur luftua kundër terroristëve të DEASH-it në Siri dhe Irak.

Në vazhdim të programit Presidenti turk Erdoğan shprehu keqardhje në lidhje me dështimin e politikës amerikane në Siri. Ai tha se rreth kësaj teme shpesh ka biseduar me presidentin amerikan Barak Obama dhe zv/presidentin Joe Biiden, por ata kurr nuk e kanë marrë kërë çështje seriozisht.

“Do t’iu them hapur, sepse jam një njeri që ashtu flas. Nuk do të ishte e vërtetë nëse them se nuk jam i zhgënjyer me politikën amerikane në Siri. Po, jam i zhgënjyer”, tha Erdoğan pasi gazetari Krof e pyeti nëse është i zemëruar për shkak të politikës amerikane.

Duke komentuar në lidhje me përpjekjen e dështuar të grusht shteti ushtarak të korrikut në Turqi, gazetari Kroft e pyeti Erdoğanin nëse kishte frikë për veten dhe familjen e tij, pasi puçistët u përpoqën të kryejnë atentat në hotelin ku ishte vendosur.

“Steve, në fenë tonë ka një gjë, se kjo botë është e përkohshme dhe ne besojmë se kjo jetë ka fundin e saj. Megjithatë, edhe nëse jeni lider në këtë lloj situate, është e domosdoshme të përcillni një mesazh popullit për pavdekësinë e tyre, sepse jam i bindur se populli do të fshehet prapa maleve, nëse lideri i tyre fshihet pas një guri”, tha Erdoğan.

Erdoğan rikujtoi se Turqia më parë kishte ekstraduar terroristët të cilët kishin kërkuar SHBA-të prej saj, dhe tha se Turqia pret të njëjtën gjë nga SHBA-të, kur është fjala për ekstradimin e Gylenit, udhëheqësit të organizatës terroriste FETO e cila ka zbatuar përpjekjen e dështuar të grusht shtetit.

I pyetur nëse mendon se edhe agjencitë e inteligjencës amerikane ishin përfshirë në tetimin e grusht shtetit në Turqi, Erdoğan tha se ai pa argumente nuk flet nëse dikush ka bërë ose nuk bërë diçka, por se populli i Turqisë ashtu mendon.

“Pra, pse ky njeri ende qëndron tek ju? Mos ma zini për të madhe, por për sa kohë që ju e strehoni këtë njeri, nuk do të ndryshojë qëndrimi i Turqisë dhe popullit të saj”, tha Erdoğan.

Në komentin e Kroft-it, i cili nga përgjigjja e Erdoğanit kuptoi se ai nuk ka bërë asgjë për ndryshimin e perceptimit të SHBA-ve, presidenti i Turqisë tha se ai nuk mund të mashtrojë popullin e tij dhe se ai është i prekur nga pikëllimi kur për mbrojtjen e vendit nga puçistët jetën e dhanë 241 dëshmorë turq dhe se SHBA-të nuk kanë ndonjë vështirësi.

Duke komentuar kritikat nga disa qarqe të cilat akuzojnë Turqinë për pretendimet e reagimit “të tepruar” ndaj përpjekjes për grusht shteti, Erdoğan tha se është e pamundur të pritet që Turqia të jetë e heshtur ndaj kërcënimit për shkatërrimin e saj, por se të gjitha proceset janë duke u udhëhequr në institucionet gjyqësore dhe në kuadër të sundimit të ligjit.

Ai gjithasahtu komentoi edhe për mbështetjen që SHBA-të i japin grupit YPG e cila është dega siriane e organizatës terroriste PKK, Erdoğan tha se nuk ka terroristë të mirë dhe të këqij, dhe se nuk duhet lejuar që një terrorist të merret në mbrojtje vetëm sepse gjoja, ai lufton kundër terroristëve të tjerë. Ai shtoi se Turqia nuk ka mund të arrijmë marrëveshje rreth kësaj me SHBA-të.

I pyetur nëse Turqia është duke rishikuar aleancën e saj me NATO dhe SHBA-të pas tentimit të dështuar të grusht shtetit dhe normalizimin e marrëdhënieve me Rusinë, Erdoğan tha se një gjë e tillë nuk është e vërtetë dhe se Turqia është duke iu përmbajtur të gjitha normave dhe parimeve mbi të cilat është bazuar NATO.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit