4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Aeroporti i ri i Stambollit shpërblehet me çmimin për dizajn në Berlin

Më të lexuarat

BERLIN (AA) – Aeroporti i ri në Stamboll, për të cilin akoma nuk kanë përfunduar punimet, fitoi çmimin për dizajn në Festivalin Botëror të Arkitekturës që po mbahet në Berlin, raporton Anadolu Agency (AA).
Çmimi i infrastrukturës “Projektet e Ardhshme” shkoi në duart e projektuesit kryesor Scott Brownrigg dhe disenjatorëve origjinal Grimshaw, Nordic dhe Haptic.
Për punën e tyre në këtë projekt janë shpërblyer edhe shtëpitë arkitektonike Fonksiyon dhe TAM / Cyclop. “Ndërtesa e terminalit në të ardhmen do të jetë terminali më i madh në botë nën një çati “, tha, ministri turk i Transportit, Punëve Detare dhe Komunikimit, Ahmet Arslan.
Kur të përfundojë faza e parë e ndërtimeve në fillim të vitit 2018, aeroporti do të ketë qarkullim ditor prej 2.000 fluturimeve, ndërsa në nivel vjetor, përmes tij do të kalojnë mbi 100 milionë udhëtarë nga mbi 250 kompani ajrore
Shpërndaje:

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit