Shtetasi amerikan, Hysen Sherifi, i cili po vuan dënimin prej 45 vjetësh burgim për gjoja komplot terrorist në Shtetet e Bashkuara, është gjetur fajtor për gjoja komplotin për heqjen e kokave të dëshmitarëve që dëshmojnë kundër tij.
Sherifi, 28 vjeç, është gjetur fajtor për nëntë akuza, ndërsa dënimi do t’i shqiptohet në muajin shkurt, ka bërë të ditur prokurori Thomas Walker.
Emigranti nga Kosova ka lexuar vargje të Kuranit në fillim të procesit të ri kundër tij, që ka nisur të hënën në një gjykatë të Karolinës së Veriut.
Ai nuk ka angazhuar avokat dhe është mbrojtur vetë.
Sherifi është dënuar vitin e kaluar me 45 vjet burgim nën akuzat për gjoja komplotin ndaj një baze të Marinës në Kuantiko të Virxhinias dhe caqeve të tjera jashtë vendit./rel