0.9 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Sulm me bombë në Pakistan, të paktën 21 të lënduar

Më të lexuarat

Të paktën 21 njerëz, shumica prej të cilëve ushtarë, raportohet se janë lënduar në një sulm nga një bombardues vetëvrasës në një bazë ushtarake në qytetin më të madh të Pakistanit, Karachi.

Agjencia e lajmeve AFP ka cituar zyrtarët të kenë thënë se 26 njerëz janë lënduar mëngjesin e sotëm, përfshirë 21 anëtarë të forcave paramilitare, pjesëtarët e së cilës i ndihmojnë policisë në mbajtjen e sigurisë në vend.

Raportet thonë se automjeti që po drejtohej nga bombarduesi goditi portat e një apartamenti banimi, por nuk arriti që të hynte brenda kompleksit.

Ende nuk është e qartë se kush është përgjegjës për sulmin.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit