9.4 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Halbauer: Në veri, situatë e tensionuar

Më të lexuarat

Komandanti i KFOR, gjenerali gjerman Volker Halbauer, deklaroi se situata e përgjithshme në Kosovë është e qetë dhe stabile, por duhet pasur parasysh se në veri mbretëron një qetësi e brishtë.
Në një intervistë për portalin e revistës Aktuel të Bundeswehrit gjerman, gjenerali Halbauer se është “normalizuar” situata në vendkalimet kufitare në veri të Kosovës, Bërnjak dhe Jarinë dhe se KFOR-i i ka mbyllur rrugët alternative që kanë ekzistuar me Serbinë dhe i kontrollon ato.

Ai megjithatë ka thënë se atmosfera në veri ende është e tensionuar.

“Kur bisedoni me njerëzit atje, hetohet se ekziston një shkallë e lartë e tensionimit, e cila në çdo moment mund të kthehet në veprim – me një mundësi përshkallëzimi që tejkalon demonstratat e zakonshme, çfarë njohim ne në Gjermani. Ato mund të marrin përmasat e aksioneve të dhunshme, çfarë kishim me 7 shtator kundër një patrulle të policisë së EULEX-it’, tha Halbauer në një intervistë për portalin e Bundeswehrit gjerman.

I pyetur se çfarë përshtypje ka fituar në bisedime me serbët e veriut të Kosovës, Halbauer tha se ka folur pothuajse me të gjitha “grupet” që ndikojnë në formimin e politikës së tyre, kurse së fundmi ka biseduar edhe me serbët të cilët ruajnë barrikadën në urën mbi Lumin Ibër në Mitrovicë.

“Qëndrimi i atyre njerëzve është i qartë, i shprehur me fjalët: ‘Kurrë nuk do të heqim dorë. Kosova mbetet Serbi”, tha gjenerali gjerman.

“Ky është një qëndrim shumë kokëfortë, që vjen në shprehje në atë urë. Por, unë besoj se shumica e njerëzve në veri, thjesht dëshiron të jetojë jetën e tyre – në një mjedis që ofron prosperitet dhe kushte normale të jetesës”, tha Halbauer.

Ai shtoi se politikanët e dyja palëve tashmë kanë hyrë në një proces, që sjell shpresë dhe ofron gjasa të mira që së shpejt të arrihet deri te progresi.

I pyetur se cilat janë planet e batalionit gjermano-austriak të KFOR-it, i cili është stacionuar në veri, Halbauer tha se po analizohet se si situata aktuale ndikon në detyrat e ardhshme të batalionit dhe nëse situata mbetet e qetë dhe stabile, angazhimi i njësisë në veri mund të bëhet i panevojshëm.

Ai theksoi se përfundimi i pavarësisë së mbikëqyrur të Kosovës nuk ka ndikuar në mandatin

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit