-1.2 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

POROSI PËR MUHARREMAT E HASANAT…

Më të lexuarat

Zejd Rexhepi

Jam nipi i Hasan Kabashit (udhëheqës i Ballit Kombëtar për rethinën e Gjilanit dhe Vitisë), i cili bashkë me kusherinjtë e tij dhanë jetën në luftë kundër komunizmit antikombëtar dhe antifetar. Kështuqë i bie që gjyshi im me kusherinjtë e tij kanë dhënë jetën e tyre për atdheun , kombin dhe besimin në Zot dhe gjaku i tij sot qarkullon në trupin tim.
Prandaj, në vend që të flisni për ISIS-in (pjellën antifetare) na flitni pak për BDI-në (pjellën antikombëtare). Sepse ajo që është ISIS-i për botën muslimane, është BDI-ja për shqiptarët këtu. Dallimi mes juve është se ata në mënyrë publike torturojnë dhe ekzekutojnë fëmijë dhe civil të pafajshëm musliman, ndërsa ju në heshtje dhe në bashkëpunim me qendrat e krimit, dalëngadalë po e ekzekutoni ardhmërinë e popullit tonë.
Gjuha juaj është gjuhë e dhunës dhe fatmirësisht shqiptarët nuk do të lejojnë që me disa skenare ogurzezë të na përsëritet historia e përgjakur vëllazërore, andaj edhe apeli im më herët ishte që çdonjeri t’i shmanget dhunës, qoftë edhe ndaj Ali Ahmetin, ngase pasojat do të jenë edhe më të rënda për ne si popull.
PS
Në pamundësi që t’i kontaktoj ata që në privat (msn dhe viber) më çojnë “haber”, po u përgjigjem publikisht:
Vetëm burrecat qyqarë kërcënojnë familjarët dhe ofendojnë ata që mendojnë dhe shkruajnë ndryshe nga to. Por, kanë harruar që jo çdokush ua ka frikën atyre. Jeta ime por edhe vdekja ime janë vetëm në duar të Krijuesit Fuqiplotë dhe vetëm me lejen e Tij këto mund edhe të ndryshojnë.
Andaj, nuk jam i shquar për ndonjë trimëri fizike, ngase kam konsideruar që ky element ka mbetur në mesjetën primitive, por një gjë deri sot e kam më se të prerë, asnjëherë, ama bash asnjëherë nuk kam pasur frikë nga asnjë njeri apo institucion krimi, kështuqë numri im është 070 272-678. Urdhëroni….

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit