0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Si ta bëni djathin e skuqur

Më të lexuarat

Nuk të merr malli për djathë të skuqur, kur kujton sa shumë kalori ka. Por në fakt është një gatim që ne shqiptarëve na pëlqen dhe e kemi pasur gjithmonë të pranishëm në tryezë. E rëndësishme është të mos e teprosh me sasinë dhe mbi të gjitha, ushqimet shoqëruese në tryezë duhet të jenë me më pak kalori dhe më të lehta, për të pasur një balancë mes produkteve. Provoni ta bëni djathin e bardhë ose djathin kaçkavall të skuqur me këtë teknikë.

Si ta bëni djathin e skuqur

Kaçkavallin ose djathin e bardhë të fortë, priteni në feta drejtkëndëshe. Më pas, lyejeni me miell, në vezë të rrahura me pak ujë dhe skuqeni në një tigan me gjalpë, ose me vaj, të cilin e keni vendosur të nxehet më parë. Djathi mund të skuqet edhe pa vezë, vetëm me miell, por në këtë rast yndyra duhet të nxehet shumë. Pas skuqjes, vendoseni në një letër kuzhine sa të thithë sasinë e tepërt të yndyrës dhe më pas servireni në pjatën përkatëse./shije.al

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit