7.3 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Bisedime të ethshme për Sirinë

Më të lexuarat

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka takuar në Kajro kreun e Ligës Arabe, Nabil Elaraby dhe të dërguarin e Kombeve të Bashkuara dhe të Ligës Arabe në Siri, Lakhdar Brahimi.

Duke folur për krizën në shtetin sirian, Lavrov ka thënë se të gjitha palët duhet të pajtohen që të negociojnë në bazë të Deklaratës së Gjenevës, e cila është miratuar në qershor dhe bën thirrje për administratë të tranzicionit, por lë të paqartë se çfarë roli do të ketë presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad.

“Mendoj se ka një përgjigje shumë të thjeshtë – ne kemi vendosur në Gjenevë se çfarë duhet bërë. Dhe, është detyrë e jona që të lëvizim përpara në bazë të asaj që është arritur në Gjenevë. Edhe lojtarët jashtë rajonit duhet të koordinohen në një drejtim. Rusia po bën këtë – po bën përpjekje të ekzekutojë atë që është arritur në Gjenevë. Por, me keqardhje të madhe them se vendet e tjera perëndimore dhe të rajonit, të cilat kanë marrë pjesë, janë duke folur vetëm me opozitën siriane dhe jo me qeverinë. Ato, jo vetëm që flasin me të, por edhe e nxisin të luftojë deri në fitore”, ka thënë Lavrov.

Brahimi, megjithatë, ka thënë se Deklarata e Gjenevës duhet të jetë bazë për një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për të cilën Lavrov ka thënë se nuk është e nevojshme.

Rusia është kritikuar në botën arabe për mbështetje të presidentit sirian, Bashar al-Assad.Revolta kundër këtij të fundit ka nisur në mars të vitit të kaluar. Aktivistët thonë se mbi 35,000 njerëz kanë humbur jetën në përleshjet ndërmjet kryengritësve rebelë dhe forcave qeveritare. /tch/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit