Lideri i Partisë radikale serbe Vojislav Sheshel ka uruar Donald Trumpin dhe ka shfaqur shpresën se me zgjedhjen e tij kryetar të SHBA-së ka marrë fund “episodi i turpshëm” në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve”.
Ai ka thënë se miqësia dhe aleanca e SHBA-së dhe Serbisë ka zgjatur gjatë dy luftërave botërore dhe gjatë Luftës së Ftohtë.
“Ka zgjatur gjithnjë derisa krimineli i luftës Bill Clinton nuk filloi agresionin ilegal ushtarak në shtetin tonë me qëllim që të largojë vëmendjen e opinionit dhe medieve nga aferat e tij jashtë martesore dhe skandalet e tjera”, citon b92 të ketë thënë Sheshel.
Sheshel në telegramin dërguar Trumpit ka thënë se “agresioni ka rezultuar me krijimin e mafisë ilegale narko – myslimane në kuazi shtetin e formuar në Kosovë, në vendin e shenjtë serb”.
Sheshel, gjatë vizitës së nënkryetarit të SHBA Joe Biden në Beograd, ka protestuar me bashkëpartiakë të vet veshur me fanella me portretin e Donald Trump.
Ata i këndojnë këngë Donald Trumpit
https://www.youtube.com/watch?v=-0NleoYOPXQ&feature=youtu.be