Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka reaguar në lidhje me zhvillimet e fundit në SHBA.
Erdogan shpreson që fitorja e republikanit Donald Tramp në zgjedhjet presidenciale të SHBA-ve të sjellë hapa pozitivë edhe për Lindjen e Afërt dhe për të drejtat themelore të njeriut në botë.
“Shpresoj që kjo zgjedhje e popullit amerikan të sjellë hapa pozitivë, të cilat do të jenë në dobi të botës lidhur me liritë themelore dhe të drejtat e njeriut, demokracinë dhe zhvillimin e rajonit tonë”, tha kreu i shtetit turk.