27 C
Pristina
Sunday, September 29, 2024

Institucionet arsimore në Shqipëri nuk do të përdorin pa autorizim simbolet e Turqisë

Më të lexuarat

TIRANË (AA) – Autoritet shqiptare kanë kërkuar nga institucionet arsimore në vend që të mos përdoren simbolet e Turqisë pa autorizimin e ambasadës së Turqisë në Tiranë, raporton Anadolu Agency (AA).

Kjo lëvizje vjen pas kërkesa të institucioneve turke që institucionet arsimore të lidhura me organizatën terroriste FETÖ nuk duhet të përdorin simbolet e Republikës së Turqisë, përfshirë edhe flamurin e këtij vendi.

Pas interesimit të medias, rreth kësaj kërkesë, ka reaguar edhe sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit të Shqipërisë, Plarent Ndreca, ku ai ka theksuar se është dërguar një shkresë administrative gjithë drejtorive arsimore rajonale dhe institucioneve të arsimit të lartë, sipas tij, pas një shqetësim të Ambasadës Turke në Tiranë për përdorimin e simboleve dhe flamurit turk në disa institucione.

Ai shprehet se me të drejtë, ambasada e Turqisë në Shqipëri ka kërkuar që simbolet turke dhe flamuri turk nuk duhen përdorur pa autorizimin e përfaqësisë diplomatike, pasi është vetëm shteti turk ai autorizon përdorimin e simboleve kombëtare. Kjo shkresë është dërguar pas bashkëpunimit mes Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Ministrisë së Jashtme të Republikës së Shqipërisë.

Ndërkohë Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, më parë kishte deklaruar se emrat e shkollave të FETO-s të emërtuar me shtesat “Turk” apo “Türkiye” nuk kanë të bëjnë me Republikën e Turqisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit