-2 C
Pristina
Monday, January 13, 2025

Ushtria irakiane merr nën kontroll 12 fshatra nga DEASH-i në Mosul

Më të lexuarat

Ushtria irakiane ka marrë nën kontroll 12 fshatra në jug dhe perëndim të Mosulit nga organizata terroriste DEASH, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga komanda e operacioneve të koordinuara, thuhet se forcat e sigurisë kanë marrë kontrollin e 12 fshatrave në jug dhe perëndim të qytetit të Mosulit.

Nga ana tjetër Xhebbar Hasan, një zyrtar i ushtrisë irakiane, ka thënë për AA se forcat militare Hashdi Shabi kanë marrë nën kontroll disa rrugë në perëndim të Mosulit nga DEASH-i.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit