-1.2 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Erdoan: Situata ekonomike e Turqisë, më e mirë se ajo botërore në përgjithësi

Më të lexuarat

Situata në Turqi është shumë herë më e mirë se ajo e Evropës dhe sidomos ajo e botës në përgjithësi, nënvizoi presidenti Erdoan në Kongresin e Tregjeve të Kapitalit që mbahet në Stamboll.

 

Në fjalën që mbajti në Kongresin e Tregjeve të Kapitalit që mbahet në Stamboll Presidenti Rexhep Tajip Erdoan tha se periudhën e krizës financiare globale Turqia e ka kapërcyer me rritje në nivele rekord.

“Kur filloi kriza financiare globale unë e thashë që kjo krizë do të kalojë tangjent në Turqi. Dikush në atë kohë fjalët e mia i kishte nënvlerësuar. Si përfundim, me përjashtim të tkurrjes së vitit 2009, vendi ynë këtë periudhë krize e kapërceu me rrije në nivele rekord”, tha kreu i shtetit turk.

Situata në Turqi është shumë herë më e mirë se ajo e Evropës dhe sidomos ajo e botës në përgjithësi, nënvizoi Erdoan.

“Për më tepër vendi ynë në dallim nga vendet e tjera gjendet shumë afër rajoneve me kriza si: Lindja e Mesme, Afrika e Veriut, Kaukazi, Deti i Zi. Para së gjithash çdo zhvillim në vendet tona fqinje, Siri dhe Irak, na intereson shumë ne”, tha Erdoan.

“Deri tani Turqia nuk ka hasur në vështirësi në aspektin e financimit të investimeve. Jemi detyruar të rrisim investimet dhe për këtë kemi kaluar në veprim për të lehtësuar qasjen e investitorëve në burimet financiare”, sqaroi Erdoan.

“Për ngritjen në këmbë të këtij vendi do të japim mbështetjen tonë të gjithë. Po aq sa është një neglizhencë e madhe mbajtja e parave “nën jastëk”, po aq neglizhencë e madhe është edhe mbajtja e parave në kasafortat nga ana e sektorit financiar”, tha Presidenti turk.

Instrumentet e tregut të kapitalit do të japin një kontribut serioz në uljen e normave të larta të interesit, të cilat qëndrojnë si një pengesë përpara investitorit, nënvizoi Erdoan, ndërsa shtoi: “Tek ne në Turqi përqindja e interesit është rreth 15-16%. Si mund të hyjë investitori në treg me këtë (përqindje të lartë)? Kjo punë nuk mund të vazhdojë kështu, ndërsa kemi një vështirësi të tillë”.

Presidenti Erdoan shprehu bindjen se Stambolli, si një qendër financiare që është, me hapat e reja që do të hidhen do të jetë në gjendje të garojë me qendrat botërore financiare.

“Një masë tjetër që do të merret në këtë drejtim ka të bëjë me financimin islamik. Kjo është një derë që hapet për ata që thonë ‘Unë nuk i depozitoj paratë në banka me interes’. Çfarë është kjo? Është pjesëmarrja në këtë sektor edhe e të gjitha kompanive me kapital publik. Kjo është një çështje shumë e rëndësishme”, shtoi Erdoan.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit