1.4 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

LUFTËTARËT PËR TRE MUAJ DUHET TË HYNË NË LISTËN ZYRTARE

Më të lexuarat

Invalidët e luftës, veteranët, familjarët e dëshmorëve dhe të internuarit e UÇK-së, nga data 15 nëntor do t’i kenë në duar aplikacionet, për njohjen zyrtare të statusit të merituar dhe pastaj do të kenë mundësi t’i gëzojnë benificionet e ligjit të miratuar kohë më parë në Kuvendin e Kosovës.

Këtë vendim e mori të premten Komisioni Qeveritar për verifikimin e statusit të veteranëve, invalidëve, pjesëtarëve dhe të internuarve të UÇK-së.

Drejtues i këtij komisioni, Agim Çeku ka bërë të ditur se komisioni qeveritar për verifikimin e statusit të veteranëve, invalidëve, pjesëtarëve dhe të internuarve të UÇK-së, ka aprovuar unanimisht formularët apo aplikacionet, si dhe kanë definuar metodologjinë e aplikacionit.

Çeku, shpjegon se çdo qytetar i Kosovës që ka qenë pjesë e UÇK-së, mund t’i drejtohen shoqatave të dala nga lufta, në komunat përkatëse, që të marrin aplikacionet dhe më pas të plotësojnë me të dhënat elementare dhe të kërkojnë vërtetimin e atyre të dhënave, nga komandantët përgjegjës dhe zinxhiri komandues.

“Komisioni vazhdimisht do t’i merr ato aplikacione dhe do t’i shqyrtojë, do t’i vërtetojë saktësinë e të dhënave, do të konsultohet me komandantët që i kanë nënshkruar ato dhe do ta njohë statusin dhe pas njohjes së tij, do t’i gëzojnë të gjitha benificionet e parapara me ligjin për familjet e dëshmorëve, veteranët, invalidët dhe viktimat civile që është aprovuar në Kuvendin e Kosovës. Koha e aplikacionit do të jetë nga 15 nëntori deri më 28 shkurt. Tre muaj ditë mendoj që mjaftojnë, është një kohë e shkurt, por duhet që mos të humbim kohë dhe të fillojë implementimi i ligjit”, ka thënë ai.

Në këtë takim ishte i pranishëm edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i cili premtoi ndihmën dhe përkrahjen e qeverisë, për komisioni qeveritar për verifikimin e statusit të veteranëve, invalidëve, pjesëtarëve dhe të internuarve të UÇK-së, që sa më parë të përfundon procesi i njohjes së statusit të tyre.

Ndryshe, pas këtij procesi, do të dihet saktësisht numri i pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit