3.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Lirohet Nehat Thaçi

Më të lexuarat

Drejtori rajonal i Policisë së Kosovës, Nehat Thaçi është liruar nga paraburgimi.

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka konfirmuar për “Indeksonline” se zyrtari i PK-së tani më është i lirë.

“Para disa minutash është liruar zotëri Thaçi. Pra, ai së shpejt pritet t’i bashkohet familjes të tij”, ka thënë shkurt kryediplomati kosovar.

Ndryshe, Thaqi ishte në paraburgim që nga 28 shtatori, kur u arrestua në bazë të vendimit të Gjykatës së Lartë në Nish për kapjen e tij, nga viti 2010.

Pastaj ai u transferua në Beograd, më 10 tetor, ku u mor në pyetje në Prokurorinë për Krim të Organizuar, e cila ka hapur procedurën kundër tij për veprën penale terrorizëm, gjë që ai gjatë intervistimit e ka hedhur poshtë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit