0.1 C
Pristina
Monday, December 30, 2024

“Më 15 korrik patëm mundësinë të shikojmë se kush është mik dhe armik i Turqisë” ​

Më të lexuarat

“Një tjetër gjë e mirë që ndodhi pas 15 korrikut ishte se patëm mundësinë të shikojmë në mënyrë të qartë brenda dhe jashtë vendit se kush është mik dhe kush është armik.”

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së stacionit të trenit në Ankara, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur për temën e kufijve të Besëlidhjes Kombëtare (Misakımilli), Presidenti Erdoğan tha: “Unë them Misakımilli, dikush shqetësohet. Mustafa Kemal kishte një vijë të kufijve e cila quhej e tillë. Përse shqetësoheni? Unë po ju jap mësim historie. Shikoni dhe kërkoni se çfarë do të thotë Misakımilli. Unë thashë Lozanë, disa u shqetësuan. Përse shqetësoheni? Kemi ishuj të cilët janë aq afër saqë po të thërrasësh dëgjohet. Këto ishuj ishin tonat. Në këtë ishuj kemi objekte historike që na përkasin ne. Kemi një histori. Kemi xhamitë tona. Kemi hanet tona. Përse shqetësoheni? Kush ka firmosur këtë gjë është përgjegjës, përgjegjës.”

“Ky popull do të bëjë të paguani për këtë”

“Ne nuk njohim shtet tjetër përpos Republikës së Turqisë”, tha Presidenti Erdoğan dhe më pas vazhdoi: “E çfarë ishte? Shtet Paralel, FETÖ. Çfarë pune ke ti në Pensilvania? Eja këtu. Përse nuk vjen? Përse druhesh? Dhe tani i bëj thirrje atyre që janë në themelin e kësaj organizate terroriste, themeli i të cilës ishte ibadet, mesi i saj tregti dhe kreu tradhti! Bëtë çfarë bëtë, ashtu ose kështu. Nëse vazhdoni të qëndroni aty, duhet të dini që do të përplaseni në murin e së drejtës. Sepse ky popull do të bëjë që të paguhet për këtë.”

Gjithashtu Erdoğan shtoi: “Një tjetër gjë e mirë që ndodhi pas 15 korrikut ishte se patëm mundësinë të shikojmë në mënyrë të qartë brenda dhe jashtë vendit se kush është mik dhe kush është armik. Tani e tutje për ne nuk ka më asnjë kuptim, as gjuha false diplomatike, as mashtrimi i fytyrave që buzëqeshin dhe as lavdërimi i rrejshëm. Patëm rastin të shohim se kush na qëndron pranë dhe kush na zgjat dorën në ditë të vështira, si dhe kush na hap zemrën në këto ditë. Ne vetëm këtë marrim për bazë.”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit