Studiuesit sugjerojnë se për të pasur një trup fizik të bukur dhe për të poseduar shëndet të mirë të stomakut, rekomandohet t’i ndiqni këshillat e mëposhtme.
Mjekët janë të mendimit se është më mirë të hahet nga pak dhe shpesh.
Mos hani para gjumit, pasi që kjo e lodh stomakun;
Hani minimum 3-4 orë para gjumit;
Hani me kafshata të vogla, për t’u përtypur dhe tretur më mirë;
Mos hani në këmbë apo shpejt;
Mos hani ushqime të nxehta apo shumë të ftohta;
Mos u shtrini menjëherë pas ushqimit;
Mos bëni ushtrime gjimnastikore pas ushqimit;
Ushqimet me kafeinë (kafeja, kola, çaji) nuk ju bëjnë mirë;
Ushqimet apo pijet me aciditet (p.sh. lëng portokalli) hollojini me ujë;
Mos përdorni alkool dhe cigare;
Mos përdorni të skuqurat;
Mos e përdorni shumë qepën;
Mos përdorni shumë çokollatën.