1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Jëlldërëm: Turqia ka bërë më shumë se i takon për gjysmë shekulli

Më të lexuarat

Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) i bëri thirrje Partisë Republikane Popullore CHP që kundërshton ndryshimin e Kushtetutës.

“Ejani të shkojmë bashkë tek populli” ishin fjalët e Kryeministrit Jëlldërëm.

Kryeministri në mbledhjen e 25-të të Këshillimit dhe Vlerësimit të partisë iu drejtua udhëheqësve dhe deputetëve të partisë për Drejtësi dhe Zhvillim AK.

“Një e ardhme e BE-së me vizion është e mundur vetëm me Turqinë. Një BE që dëshiron të luajë një rol global në çështjet politike dhe ekonomike këtë mund ta realizojë me sukses vetëm me Turqinë. Për këtë arsye të gjitha temat duke përfshirë edhe liberalizimin e vizave tejkalojnë vendimet që BE-ja ka dhënë për Turqinë dhe kthehen në vendime që Unioni do të japë për të ardhmen e saj” tha Jëlldërëm.

Ai vijoi me fjalët: “Turqia është një vend që prej më shumë se gjysmë shekulli vazhdon punimet drejt rrugës së anëtarësimit në BE. Turqia ka bërë më shumë se sa i takon. Këtej e tutje vendimi i përket Bashkimit Evropian. Ose të preferojnë vullnetin që Turqia të hyjë në Bashkimin Evropian, ose të preferojnë ndonjë vullnet tjetër. Vendimi është i atyre. Turqia gjithmonë ka alternativa. Evropa të mos harrojë se nazet e shumta të lejnë pa gjë.”

Kurse në lidhje me Irakun Kryeministri tha: “Çështja e Irakut nuk është një çështje e huaj për ne. Iraku është çështje e vëllezërve tanë. E ardhmja e fqinjëve tanë, Irakut, Sirisë, është e ardhmja e Lindjes së Mesme është e ardhmja e përbashkët e kësaj hapësire gjeografike. Ne nuk mund të qëndrojmë indiferentë ndaj asnjë mizorie, padrejtësie dhe pushtimi që përjetohet në gjeografinë tonë kulturore. Sot 3 milionë vëllezër sirianë janë të mysafirë në vendin tonë. Kjo situatë është prova më e mirë e sinqeritetit dhe vërtetësisë së fjalëve tona. Ne nuk duam që në Irak të ndodhin Qerbela të tjera.”

“Ne e kemi shprehur në çdo platformë se jemi në favor të tërësisë territoriale të Irakut dhe Sirisë. Ne dëshirojmë që të marrë fund gjakderdhja dhe lotët në hapësirën tonë gjeografike dhe të mos derdhet gjaku i vëllezërve tanë. Ne nuk duam që hapësira jonë gjeografike të ndahet e përçahet në parcela-parcela” tha Kryeministri i Turqisë Binali Jëlldërëm.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit